Dugolli: Në asnjë moment nuk jemi duke menduar për zgjedhje

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 08:23
Dugolli: Në asnjë moment nuk jemi duke menduar për zgjedhje

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka thënë se partia e tij në në asnjë moment nuk janë duke menduar për zgjedhje të reja dhe se akush nuk është duke menduar për këto zgjedhje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai shtoi se ata janë në gjysmë të mandatit, duke thënë se kanë obligime dhe detyra.

Dugolli ka thënë se pretendimet e opozitës për zgjedhje nuk qëndrojnë.

“Më së pari ato zgjedhje që ai po i parashikojka nuk duken kurrkund dhe askush nuk është duke punuar për zgjedhje, për shkak se ne jemi në gjysmë të mandatit dhe më së paku apo fare mendojmë për zgjedhje në këtë moment për shkak se kemi obligime kemi detyrime. Po ata le ta mendojnë po nëse ata e mendojnë do të thotë që ata po mendojnë diçka që të bëjnë situate të tilla për zgjedhje por jo ne jo mazhoranca sepse ne jemi i kemi radhët e konsulidume, i kemi projektligjet, e kemi agjendën qeveritare që duhet me shty përpara dhe në asnjë formë, në asnjë moment nuk jemi duke mendu për zgjedhje. Nuk e di edhe kah i merr ato argumente.” – ka thënë Dugolli.

(Kosova Sot Online)