Abazi për Kusari-Lilën: Nuk e votuan gjakovarët për kryetare, e vetë e tash duhet me i tregu Blinken çfarë është nxitim e çka jo

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 08:37
Abazi për Kusari-Lilën: Nuk e votuan gjakovarët për kryetare, e vetë e tash duhet me i tregu Blinken çfarë është nxitim e çka jo

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila tha se “Blinken është nxituar me deklaratën ndaj situatës në Veri”, përcjell “Kosova Sot Online”

Abazi ka thënë se Mimoza Kusari-Lilën nuk e kanë votuar gjakovarët për kryetare të komunës e tash po i tregon Blinken është nxituar apo jo.

”Me quajt sekretarin Blinken të nxituar është guxim shumë i madh i njerëzve të paditur. Zonjës Kusari nuk ja kanë jap besimin gjakovarët e vetë e tash duhet me i tregu Blinken çfarë është nxitim e çka jo”, ka thënë Abazi.

(Kosova Sot Online)