Tentoi ta godas me shkop druri, arrestohet një person në Mitrovicë

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 09:24
Tentoi ta godas me shkop druri, arrestohet një person në Mitrovicë

Një person është arrestuar në MItrovicë, pasi dyshohet se ka tentuar që të godas më shkop druri një person tjetër mashkull, shkruan "Kosova Sot Online”.

Policia njofton se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Sheshi Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 07.06.2023 – 07:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar të godas me shkop druri viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)