Deputetja ushqen djalin me gji në sallën e Parlamentit

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 09:55
Deputetja ushqen djalin me gji në sallën e Parlamentit

Një foshnjë e porsalindur është ushqyer me gji në Parlamentin Italian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Foshnja është djali i deputetëve të Lëvizjes “5 Yjet”, Gilda Sportiello dhe Riçardo Riçiardi.

Federiko dy muajsh, bëri debutimin e tij në Montecitorio në bazë të vendimit të juntës për rregulloren, e cila tashmë u lejon deputeteve nëna të marrin pjesë në punimet e Parlamentit me foshnjat e tyre dhe t’i ushqejnë me gji deri kur të bëjnë 1 vjeç.

(Kosova Sot Online)