​Serbët vazhdojnë protestat para objekteve komunale në veri

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 11:14
​Serbët vazhdojnë protestat para objekteve komunale në veri

Edhe sot protestuesit serbë kanë vazhduar tubimet e tyre para objekteve komunale në tri komunat në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Autoblindat e Policisë së Kosovës në Zveçan dhe Leposaviq, kanë lëvizur dhe janë vendosur prapa ndërtesave të këtyre komunave.

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve komunale.

Kurse, raportohet se situata për momentin është e qetë.

(Kosova Sot Online)