Rama: Asociacioni nyja gordiane mes Kosovës e Serbisë

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 11:50
Rama: Asociacioni nyja gordiane mes Kosovës e Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, situatën në veri të Kosovës e ka konsideruar alarmante, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama tregoi se i ka dorëzuar presidentit Macron dhe kancelarti Scholtz dokumentin për formimin e asociacionit, duke e konsideruar atë si nyjen gordiane mes Kosovës e Serbinës.

Rama tregoi se ky draft është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh.

“E humbura e madhe është Kosova, Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera. Kosova po bën dicka që s’e ka bërë kurrë më parë dhe po fajësohet nga të gjithë aletatet dtrategjike të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet po marrin gjithnjë e më shumë tone alternative, dhe uroj lutem të mos ndodhë do të sanskionohet për qëndrimin e saj. Jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur

E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime eshtë se asnjë nga palët nuk e do dhe do bëjë cmos ta shtyjë në pafundësi duke mbajtur hapur krizën. Besoj cdo ditë e më shumë se krijimi i tij është celësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të republikës së kosovës, njohjes nga të gjithë dhe uljes së saj në forumet ndërkombëtare dhe njohjes me Serbinë.

Dje i kam përcjellë Macron dhe Scholz një draft të asociacionit është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh gjë që është bërë pikërisht në rast se do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua I pakupshtueshëm është pozicioni i Kosovës, palët nuk po merren vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst. Ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por është një dokument I nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit.” u shpreh Rama.