Gërvalla pjesë e konferencës së koalicionit anti-ISIS në Riad

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 11:58
Gërvalla pjesë e konferencës së koalicionit anti-ISIS në Riad

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se po merr pjesë në një konferencë në Riad, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka shkuar me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“E nderuar që erdha në Riad me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Princit saudit Bin Farhan Al Saud për të marrë pjesë në konferencën e Koalicionit Global. Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

(Kosova Sot Online)