Edi Rama: Ndëkromëbtarët, ata janë të zotët e Kosovës

  • S.A /
  • 08 June 2023 - 12:13
Edi Rama: Ndëkromëbtarët, ata janë të zotët e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk dëshiron t’i quajë zyrtarët e shteteve perëndimore si ndërkombëtar, meqë thotë se ata janë të zotët e Kosovës që e krijuan dhe e bënë shtet me bomba, transmeton "Kosova Sot Online".

Rama thotë se në momentin që këta ndërkombëtar i kthejnë shpinën Kosovës atëherë Kosova hyn në ditën e saj më të zeza. 

Kryeministri i Shqipërisë thotë se e ka përkrahur Kurtin edhe kur e kanë akuzuar për tradhti pasi ishte ulur në tryezë me Vuçiqin dhe thotë se do ta përkrah drejt njohjes reciproke, drejt rrugës për njohje të ndërsjell dhe për shpëtimin e Kosovës.

“Unë nuk i quaj ndëkromëbtar, ata janë të zotët e Kosovës. Momentin që ndërkomëbtarët i kthejnë shpinën asaj shpie, mos e bëftë Zoti, ajo shpi hynë në ditët e saj më të zeza. Unë Kurtin e kam mbështetur edhe kur e akuzuan për tradhtar me presidentin e Serbisë, sepse ajo është rruga. Do ta mbështes deri në fund, në rrugën e njohjes së ndërsjell, dhe për shpëtimin e Kosovës”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online )