Armend Muja: Duke dërguar statut në Berlin e Paris, Rama po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 13:13
Armend Muja: Duke dërguar statut në Berlin e Paris, Rama po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka bërë një reagim, pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, trgoi se dje ua ka përcjellë një draft për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Mujës, me dërgimin e këtij draft-statuti në Berlin e Paris, “Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin”.

“Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”, ka shkruar Muja.

(Kosova Sot Online)