Basha, Ramës: A keni dërguar ndonjë statut për Asociacion për shqiptarët e Luginës?

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 13:37
Basha, Ramës: A keni dërguar ndonjë statut për Asociacion për shqiptarët e Luginës?

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ia ka propozuar kancelarit Scholz dhe presidentit Macron një draft statut të Asociacionit për Kosovën.

Basha ka pyetur kryeministrin Rama se a ka dërguar tek bashkësia ndërkombëtarë ndonjë statut për ndonjë asociacion për shqiptarët e Luginës, përcjell “Kosova ot Online”.

Ai ka ftuar Ramën që të mos shqetësohet, pasi siç shprehet Basha Kosova ka njerëz që shqetësohen dhe kujdesen për të.

Postimi i plotë:

Qenka shqetësu Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e mikut të tij, e që është Asociacioni. Bile e paska marrë mundin me draftu një statut!

Z. Rama, a keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës?

I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën.

(Kosova Sot Online)