A ka draft për Asociacionin, Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 14:18
A ka draft për Asociacionin, Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, sot në Kuvend e ka pyetur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se nëse ka filluar puna për hartimin e draftit të Asociacionit, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Kurti nuk tha që ka hartuar një draft të tij siç po i kërkohet nga ndërmjetësit, por tha se ka prezantuar draft-vizionin dhe se për ta thelluar atë fillimisht  duhet pranuar së pari aprovimin e palës tjetër.

“Unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të marrëveshjes bazike e në lidhje edhe me nenin 10 për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër që s’e pranoi fare dokumentin e më pas edhe të Brukselit zyrtar që vazhdon ta konsiderojë këtë çështje të hapur. Tash e tutje mund të diskutojmë në kuadër të dialogut të Brukselit, pra është një çështje e hapur nga pikëpamja e Brukselit për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes sipas vizionit tim të prezantuar në Bruksel dhe i cili përfaqëson shkronjën dhe frymën e Kushtetutës sonë”.

(Kosova Sot Online)