Gashi i reagon Ramës: Për Asociacion vendos vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 14:28
Gashi i reagon Ramës: Për Asociacion vendos vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se e ka dërguar një Draft për Asociacionin në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gashi ka thënë se kompetent për propozimin e statutit të asociacionit dhe menaxhimin e raporteve me ndërkombëtar është Qeveria e Kosovës dhe askush tjetër dhe asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi.

(Kosova Sot Online)