Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 14:52
Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai është deklaruar kryesues i pavarur, ku tha se nuk do ti përkas asnjë partie apo grupi politik.

“Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do ti përkas asnjë partie apo grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, ka thënë Kupina.

(Kosova Sot Online)