Policia e Kosovës ka arrestuar një person

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 16:10
Policia e Kosovës ka arrestuar një person

Pas pranimit të kallëzimit penal nga autoritetet sllovene, të cilat më pas i kanë kërkuar ndihmë juridike Ministrisë së Drejtësisë, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë rast, nga MD kanë thënë se i kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera.

“Detaje lidhur me rastin nuk mund t’ju japim përveç asaj që Ministria e Drejtësisë i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në Ministrinë e Drejtësisë.

Ai dyshohet për “Dhunim” dhe “Dhunë në familje”, vepra të cili ai i ka bërë gjatë vitit të kaluar.

“DHUNË NË FAMILJE/DHUNIM- Slloveni 02.05.2022 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh.

(Kosova Sot Online)