Humb jetën në aksident kamionisti shqiptar

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 18:48
Humb jetën në aksident kamionisti shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident shumë të rëndë që ka ndodhur gjatë natës teksa po drejtonte kamionin në drejtim të veriut në zonën e Torino di Sangro pranë Chieti-t në Itali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fatmirësisht ka shpëtuar djali i tij i cili po flinte gjumë në pjesën e sipërme të kabinës në momentin e aksidentit. Mediat italiane raportojnë se ata po transportonin qershi.

Kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni dhe si pasojë vdiq 45-vjeçari shqiptar. Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe 8 persona të tjerë, italianë dhe të huaj, që po punonin aty.

(Kosova Sot Online)