Abdixhiku jep detaje si u bënë bashkë të gjitha partitë kundër LDK-së në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 22:40
Abdixhiku jep detaje si u bënë bashkë të gjitha partitë kundër LDK-së në Prishtinë

Koalicionin të VV-së, AAK-së dhe Nismas në Komunën e Prishtinës, e ka komentuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot u shkarkuan anëtarët aksionarë të Ndërmarrjeve Publike Lokale të Prishtinës, pasi këto parti e morën kryesuesin.

Abdixhiku ka thënë se ishte një sekser që i ka bashkuar këto parti.

”Për me kuptu qytetarët e Prishtinës, këta që na moralizojnë për pastërti, sot ka ndodhur njëra prej marrëveshjeve më e jodinjitetshme që ka ndodhur. Punë pazarësh si i kishin nda. Dikush e merr Termokosin, dikush parkingun, dikush pastrimin – kishin nda baza partiake”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë që i ka dyshimet e tij, duke aluduar te AAK-ja pa ia përmendur emrin, që në një anë duan mocion për ta rrëzuar Albinin Kurtin, e në anën tjetër në Prishtinë lidhin koalicion.

“Pastaj më vijnë dyshimet për mocion, këndej mocion e pastaj koalicion, për çfarë për ta penguar punën e një kryetari të zgjedhur në një shumice të zgjedhur në Prishtinë. Gjasat e tyre nuk do të funksionojnë, sepse vendimet janë të kryetarit”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së tha se që është i kënaqur që partia e tij “nuk ka rënë në një shantazh të tillë”.

(Kosova Sot Online)