Përfshihet nga zjarri Tregu i Gjelbër në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 23:00
Përfshihet nga zjarri Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Këtë mbrëmje, janë përfshirë nga zjarri hapësirat e Tregut të Gjelbër në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për të fikur zjarret, të cilat, deri tani, nuk dihet se nga çfarë janë shkaktuar.

Si pasojë, mbi lokacionin ku ka shpërthyer zjarri dhe përreth, është shkaktuar një shtëllungë e madhe tymi që ka ndotur qiellin e kryeqytetit.

(Kosova Sot Online)