Zjarri te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, detajet i jep Policia

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 08:30
Zjarri te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, detajet i jep Policia

Zjarri ka kapluar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dje në mbrëmje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbërt në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)