Bie nga kati i 6-të i hotelit, vdes 55 vjeçarja

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 08:47
Bie nga kati i 6-të i hotelit, vdes 55 vjeçarja

Një shtetase polake, në orët e para të mëngjesit ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i hotelit, ku ishte për pushime në Durrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni,  për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)