Pejë: E gjen kuletën me 600 euro, e dorëzon në Polici

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 09:12
Pejë: E gjen kuletën me 600 euro, e dorëzon në Polici

Dje nё Stacionin Policor nё Pejё, një qytetar deklaroi se gjatё ditёs i kishte humur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumen prej gjashtëqind (600) euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka sjellur nё Polici.

Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë iu janë kthyer qytetarit (vikimёs).

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e këtij qytetari.

(Kosova Sot Online)