Shpërthim në Mitrovicë, policia jep detaje për ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 09:21
Shpërthim në Mitrovicë, policia jep detaje për ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes

Një shpërthim ka ndodhur sot në mëngjes në Mitrovicë, ku kanë pësuar dëme materiale dy lokale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se lokaleve i janë dëmtuar xhamat e kafiterive.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ” Adem Jashari” si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha ai.

(Kosova Sot Online)