Kërcënime me eksploziv dhe gaz nervor në Mal të Zi

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 10:55
Kërcënime me eksploziv dhe gaz nervor në Mal të Zi

Disa institucione në Mal të Zi janë evakuuar sot për shkak të mesazheve kërcënuese të marra përmes e-mailit, përcjell “Kosova Sot Online”.

E-mailet kanë mbërritur në adresat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrisë së Mbrojtjes, si mediat, se kërcënime se janë vendosur bombola me gaz nervor si dhe eksploziv, në Podgoricë, Tivar, Budva dhe Kotorr.

Kërcënimi, serioziteti i të cilit është duke u hetuar nga policia, ka treguar edhe vendndodhjen e saktë; Gjykata e Lartë, Themelore dhe për Kundërvajtje në Podgoricë, Gjykata Themelore në Tivar, Gjykata për Kundërvajtje në Budva dhe Kotorr, si dhe Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave në Podgoricë.

(Kosova Sot Online)