Kurti takohet me Abbottin: Vendosja e ligjit në Veri, parimi bazë për të ecur para

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 11:28
 Kurti takohet me Abbottin: Vendosja e ligjit në Veri, parimi bazë për të ecur para

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, përcjell “Kosova Sot Online”.

Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, për situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

(Kosova Sot Online)