Klinaku: Draft-statutin e asociacionit të propozuar nga Edi Rama do ta refuzoi kategorikisht Serbia

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 13:00
Klinaku: Draft-statutin e asociacionit të propozuar nga Edi Rama do ta refuzoi kategorikisht Serbia

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin, i cili është propozuar nga Edi Rama, do të refuzohet edhe nga Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Klinkau tha se për këtë gjë është shumë i sigurt edhe pa e lexuar atë.

Tutje, ai ka shkruar se ai është kundër këtij drafti, pasi siç thotë ai është kundër çdo lloj asociacioni.

“Kundër çfarëdo asociacioni! Jam plotësisht i sigurt (pa e lexuar) se draft-statutin e asociacionit të propozuar nga Edi Rama do ta refuzoi kategorikisht Serbia. Në anën tjetër, edhe unë (pa e lexuar) jam poashtu kundër atij drafti (sepse jam kundër çfarëdo asociacioni). Tash, a po i bjen kjo që edhe unë jam me Serbinë a jo?”, ka shkruar Klinaku.

(Kosova Sot Online)