KFOR-i thotë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për mbajtjen e rendit dhe sundimin e ligjit në veri

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 13:23
KFOR-i thotë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për mbajtjen e rendit dhe sundimin e ligjit në veri

Pas zhvillimeve në fund të muajit maj në veri të Kosovës, zëdhënësi i Shtabit, kolonel Andrea Gallieni, ka folur për aktivitetet e KFOR-it, përcjell “Kosova Sot Online”.

I pyetur rreth arrestimit të dy protestuesve të dhunshëm në veri, ai ka thënë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për mbajtjen e rendit dhe aplikimin e ligjit.

“Është e qartë që njerëzit në veri donin të protestonin në mënyrë paqësore, siç është e qartë se prapa tyre kishte grupe të organizuara për të sulmuar dhe është detyrë e Policisë së Kosovës, përgjegjëse për mbajtjen e rendit të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të aplikojë ligjin”, ka thënë ai ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)