Gallieni: Në Zveçan kishte probleme me rrezik për jetën e që dikush edhe të vritej

  • E.k /
  • 09 June 2023 - 13:43
Gallieni: Në Zveçan kishte probleme me rrezik për jetën e që dikush edhe të vritej

Zëdhënësi i KFOR-it, Andrea Gallieni, deklaroi se trupat e KFOR-it në veri kanë parandaluar eskalim të situatës nga protesta e 29 majit sepse kishte rrezik për jetën dhe që dikush edhe të vritej, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ndërhyrja e tyre shmangi një problem të madh ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Gallieni tregoi se shumë ushtarë në protestë janë lënduar nga gurët e gjuajtur, mjete shpërthyese të improvizuara dhe nga përdorimi i armës.

“Në emër të komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ne jemi të kënaqur me sjellën e kontingjentit sepse ndërhyrja e tyre ndërmjet palëve shmangi një problem të madh mes serbëve dhe shqiptarëve sepse aty mund të kishte probleme me rrezik për jetën e që dikush edhe të vritej”.

(Kosova Sot Online)