Dy tramvajë përplasen në Turqi, lëndohen mbi 20 persona

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 14:09
Dy tramvajë përplasen në Turqi, lëndohen mbi 20 persona

Dy tramvajë janë përplasur njëra me tjetrën në Turqi, ku ka lënë të plagosur mbi 20 persona, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes në Samsuda.

Nuk raportohet për viktima, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Rasti lidhur me këtë aksident është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)