Kurti: U përfshiva në dialogun me Serbinë sepse organizohet nga BE-ja

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 15:04
Kurti: U përfshiva në dialogun me Serbinë sepse organizohet nga BE-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është përfshirë në procesin e bisedimeve me Serbinë sepse lehtësimi i bisedimeve organizohet nga Bashkimi Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti duke shtuar se i është bashkuar dialogut me Serbinë sepse ai “organizohet nga Bashkimi Evropian, që është lehtësues i bisedimeve”, citon Radio Televizioni i Kroacisë.

Një deklaratë e tillë e kryeministrit Albin Kurti vjen në një moment mjaft delikat ku gjendet procesi i negociatave, pas ngjarjeve të fundit në veri dhe pas acaraimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)