Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj avokatit të njohur

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 16:33
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj avokatit të njohur

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji avokatit për të cilin dyshohet që mori para me premtimin se do t’i korruptonte gjyqtarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit më 08.06.2023, pas veprimeve hetimore të ndërmarra ndaj tij.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj të pandehurit H.J gjykata i caktoj  masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në komunikatën e gjykatës.


(Kosova Sot Online)