Mirel: Të tërhiqet njësia speciale, zgjedhjet në fillim të shtatorit

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 17:03
Mirel: Të tërhiqet njësia speciale, zgjedhjet në fillim të shtatorit

Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, tha se Kosova duhet të veprojë me shpejtësi në përputhje me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë rreth situatës në veri, në të kundërtën rrezikon të dëmtojë rëndë të ardhmen e vet evropiane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se përshkallëzimi i situatës në veri të vendit ka njollosur imazhin ndërkombëtar të Kosovës ndërsa nënvizoi se mosgatishmëria për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është ndër arsyet kryesore të tensioneve të njëpasnjëshme në veri, ndërsa themelimin e këtij mekanizmi e vlerësoi si çelës të daljes nga kriza, krahas tërheqjes së njësive të posaçme të policisë dhe zgjedhjeve të reja në komunat veriore.

(Kosova Sot Online)