Rama: Pas dërgimit të draftit në Berlin dhe Paris nuk kam komunikuar me Kurtin

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 17:37
Rama: Pas dërgimit të draftit në Berlin dhe Paris nuk kam komunikuar me Kurtin

Për propozimin e draft-statutit për Asociacionin tek Gjermania dhe Franca, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se nuk ka komunikuar me Kurtin pas dërgimit të draftit në Berlin dhe Paris.

Kryeministri shqiptar ka treguar edhe arsyet se pse paraprakisht nuk është konsultuar me Kosovën për këtë çështje. Sipas tij, shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë vëllezër, por kanë shtete të ndryshme.

“Jo. Unë dua të jem shumë fer dhe në raport me partnerët. Kjo nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetit e vet”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)