Pronarët në hall pasi Tregu i Gjelbër bëhet shkrumb e hi

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 21:24
Pronarët në hall pasi Tregu i Gjelbër bëhet shkrumb e hi

Tregu i Gjelbër në Prishtinë u kaplua nga zjarri, mbrëmjen e së enjtes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vendi shumëngjyrësh ku ekspozoheshin shumë produkte, u bë shkrumb e hi pasi u djeg mbrëmjen e së enjtes.

Si pasojë, mijëra euro dëm iu shkaktuan pronarëve.

Hallin e njëjtë e shprehu edhe para atij që udhëheq komunën.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka treguar për procedurat që t’iu dalin në ndihmë bizneseve të dëmtuara.

Po kaq rëndë këtë incident e përjetuan edhe pronarët e lokaleve të tjera.

(Kosova Sot Online)