Zbulohet agjenda e Kryeministrit Kurti për sot, merr pjesë në këto tri ngjarje

  • S.A /
  • 10 June 2023 - 08:40
Zbulohet  agjenda e Kryeministrit Kurti për sot, merr pjesë në këto tri ngjarje

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Albin Kurti për ditën e sotme.

Nga ora 11:00, ai merr pjesë në tribunën në shënim të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, transmeton "Kosova Sot Online".

Një orë më vonë, Kurti do të marrë pjesë në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Nga ora 14:00, Kurti, në përmbyllje të shënimit të 145- vjetorit të Lidhjes, bën homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tribunën në shënim të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

VENDI: DokuKino, Prizren

KOHA: 11:00

2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

VENDI: Oborri i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

KOHA: 12:00

3. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të shënimit të 145- vjetorit të Lidhjes, bën homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

VENDI: Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit

KOHA: 13:00

(Kosova Sot Online )