Vdes një person në Prizren, u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë së tij

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 09:51
Vdes një person në Prizren, u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë së tij

Një person ka vdekur, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij në Zhur të Prizrenit, raporton “Kosova Sot Online”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fsh. Zhur, Prizren 05.06.2023 – 18:30. Është raportuar se me datën 09.06.2023 rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)