Burri sulmon bashkëshorten e tij në Mitrovicë, e djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 10:14
Burri sulmon bashkëshorten e tij në Mitrovicë, e djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Një grua në Mitrovicë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje, raporton “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, ajo ka treguar se bashkëshorti i saj më pas i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes në shenjë revolte.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

“Mitrovicë 09.06.2023-20:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes. Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)