Aksidentohet motori i policisë, efektivi niset me urgjencë në spital

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 12:06
Aksidentohet motori i policisë, efektivi niset me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Fier, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një motor policie është përplasur me një furgon, ku si pasojë është lënduar efektivi i policisë.

Drejtuesi i motorit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur ky aksident.

(Kosova Sot Online)