Rahovec: Persona të panjohur ja vjedhin veturën në oborrin e shtëpisë

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 12:17
Rahovec: Persona të panjohur ja vjedhin veturën në oborrin e shtëpisë

Një veturë është vjedhur në fshatin Çifllak të Rahovecit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur ja kanë vjedhur veturën në oborrin e shtëpisë së tij.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë gjatë natës persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën e tij, më targa vendore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)