Ferizaj: Dënohet me 500 euro një shofer, në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 122 km/h

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 13:13
Ferizaj: Dënohet me 500 euro një shofer, në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 122 km/h

Një shofer 22 vjeçar është dënuar me 500 euro në Ferizaj, pasi që me veturë në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 122 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

(Kosova Sot Online)