Kurti i përmend aleatët amerikanë e europianë, thotë se Kosova e Shqipëria forcohen me ta

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 13:22
Kurti i përmend aleatët amerikanë e europianë, thotë se Kosova e Shqipëria forcohen me ta

145 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sot mblodhi disa nga krerët institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë në Prizren për të shënuar këtë ngjarje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se të dyja shtetet avancojnë kur janë bashkë, derisa këtu përmendi edhe aleatët dhe partnerët strategjikë amerikane dhe europianë.

“Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes si mendësi dhe vetëdije politike mund të avancojmë në rrugën tonë për përforcimin politik të shteteve tona bashkë me aleatët dhe partnerët tonë strategjikë amerikanë dhe europianë”

Për këtë, Kurti tha se Lidhja “na bashkon sot dhe do të na bashkojë çdoherë”.

(Kosova Sot Online)