Begaj para Osmanit e Kurtit: Të mbështetemi te partnerët strategjikë

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 13:41
Begaj para Osmanit e Kurtit: Të mbështetemi te partnerët strategjikë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se kombi shqiptar duhet të mbështetet te partnerët e vet strategjik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Begaj, para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti, ka folur për luftimin e përçarjeve dhe unitet politik.

“Jemi me fat që të parët tanë, përveç gjuhës e kulturës na kanë trashëguar edhe miqësitë e vjetra e partnerë strategjikë të besueshëm, tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë. Jo çdo gjë ka qenë e lehtë por e ardhmja e kombit tonë do të jetë gjithnjë e më e begatë nëse ne luftojmë ndasitë dhe përçarjet mes vetes tonë, mes njëri tjetrit, nëse ne ruajmë boshtin tonë moral, nëse nuk harrojmë të shkuarën nëse e përçojmë te brezi i ri vlerat e atdhedashurisë dhe miqësisë, vlerat e paqes dhe unitetit”, ka theksuar Begaj.

(Kosova Sot Online)