Konjufca për draftin e Ramës: Nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u sqaruar me Kurtin

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 14:28
Konjufca për draftin e Ramës: Nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u sqaruar me Kurtin

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, e ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, i cili i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca tha se Rama nuk do të duhej që të bënte veprime të tilla, pa u sqaruar të gjitha këto problem me kryeministrin Albin Kurti.

Konjufca tutje shtoi se ky ishte një veprim i anshëm.

“Jo nuk kemi interes, sepse mendoj që kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Kryeministri shqiptar tha se është sekret, por nënkryetari jonë tha se e ka parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pasë efekt në Kosovë. Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen. Në parim mendoj që është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh mendoj por ky ishte një veprim i anshëm”, tha ai.

(Kosova Sot Online)