Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 16:22
Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dera e xhamisë në fshatin Gaçkë të Ferizajit është punuar nga mjeshtri Zef Gjergji dhe djali i tij Emanueli të cilët janë vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se dera peshon rreth 700 kilogram.

Në njoftim thuhet se kjo punë tregon edhe nivelin e lartë të harmonisë fetare që mbizotëron në Kosovë.

“Dera e xhamisë në fshatin Gaçkë në Ferizaj është punuar në mënyrë të veçantë nga mjeshtri Zef Gjergji dhe djali i tij Emanueli të cilët njëkohësisht janë vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës”.

“Dera e kësaj xhamie përveç së është punuar në mënyrë të shkëlqyer që do ta zbukurojë edhe më shumë këtë xhami, kjo punë veç tjerash tregon edhe nivelin e lartë të harmonisë fetare që mbizotëron në vendin tonë. Derë peshon rreth 700 kilogram, ndërsa e veçanta e saj është doreza prej bronzi e punuar nga skulptori Agon Qosa”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)