Grubi për draftin e Ramës: Nismë e mirë drejt njohjes reciproke Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 17:17
Grubi për draftin e Ramës: Nismë e mirë drejt njohjes reciproke Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka komentuar draftin për Asociacionin, të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ua ka dorëzuar ndërkombëtarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Grubi deklaroi se është një ndër personat që e ka parë draft-statutin e hartuar nga Rama për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Grubi përgëzoi kryeministrin Rama për gatishmërinë që t’i prijë këtij procesi për të ofruar një zgjidhje.

Grubi shtoi se është një nismë e mirë për të vijuar drejt zgjidhjes së problemit në veri.

“E kam lexuar dhe kam komunikuar me autoritetet shqiptare dhe kam përkrahje të plotë për iniciativën e kryeministrit Rama, si një nismë e mirë për të vijuar drejt zgjidhjes së problemit në veri, por edhe përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke”, deklaroi Grubi.

“Çdo iniciativë dhe nismë mbi të cilën mund të ndërtohen marrëveshje të mëtejshme është e mirëpritur. Përgëzoj kryeministrin Rama për gatishmërinë që t’i prijë këtij procesi për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme. Për ne zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes dy shteteve dhe këtë e përkrahim dhe ky është qëndrimi ynë shtetëror”, tha zëvendëskryeministri Grubi.

(Kosova ot Online)