Arrestohet një person në Kaçanik, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 10:01
Arrestohet një person në Kaçanik, zbulohet arsyeja

Sot, rreth orës 07:00 në fshatin Biçevc të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik  pas disa informacioneve të pranuara kanë arrestuar personin N.H (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Arratisje” nga burgu,  me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditëve.

Pas kompletimit të  dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.


(Kosova Sot Online)