Hidhet nga kati i katërt 33-vjeçarja në Lushnjë

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 11:23
Hidhet nga kati i katërt 33-vjeçarja në Lushnjë

Një 33-vjeçare ka tentuar që t'i japë fund jetës në Lushnje. Mësohet se e reja në gjendje depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Por fatmirësisht nuk ka humbur jetën dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, dyshohet në gjendje depresioni, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasja D. Z., 33 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


(Kosova Sot Online)