Së bashku me FSK-në mbahet parada e fëmijëve

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 13:07
Së bashku me FSK-në mbahet parada e fëmijëve

Për të shënuar ditën e çlirimit të Kryeqytetit, në sheshin e qytetit të Prishtinës sot është mbajtur parada e fëmijëve së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sot, bëhen 24 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Për nderë të 24 vjetorit të çlirimit, komuna e Prishtinës sot organizon aktivitete, duke filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve. 

(Kosova Sot Online)