Këto porosi ua jep Kurti të rinjve në parti

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 15:06
Këto porosi ua jep Kurti të rinjve në parti

Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, kryeministri Albin Kurti ka pasur një sërë këshillash për t’ua dhënë të rinjve të anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se e kishte me rëndësi ta ndante “një mesazh për rininë”.

“Shkolla verore në bashkëpunim me partnerë nga parti europiane, bursa, organizim ligjëratash, shikim dhe diskutim i përbashkët filmash apo edhe grupe leximi për libra letrarë, shkencorë e teorikë; këto janë aktivitetet që rinia e Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’i shpeshtojë”, tha Kurti.

Kjo, pasi sipas kryeministrit, rinia e partisë së tij “duhet të jetë në gjendje të kuptojë dhe të interpretojë të tashmën dhe të ardhmen e vet, duhet të jetë në gjendje të përfaqësojë në mënyrë të pakompleksuar popullin tonë dhe të marrë mbi shpatullat e veta detyra gjithnjë e më të rëndësishme”.

(Kosova Sot Online)