Ky shtet tërheq ambasadorin pasi e krahasoi popullin afrikan me majmunët

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 17:00
Ky shtet tërheq ambasadorin pasi e krahasoi popullin afrikan me majmunët

Rumania ka tërhequr ambasadorin e saj nga Kenia, pasi ky i fundit krahasoi afrikanët me majmunët. Komentet, ambasadori Dragos Tigau i bëri më 26 prill gjatë një mbledhje në kryesinë e Kombeve të Bashkuara, pasi pa një majmun jashtë dritares dhe tha “Grupi afrikan na u bashkua”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sjellja e ambasadorit Tigau u bë publike për herë të parë të enjten nga zyrtari Kenyan i Punëve të Jashtme Kamau Macharia, i cili në rrjetet sociale shkruante “i tmerruar dhe i neveritur” nga incidenti, raporton BBC.

Lidhur me ngjarjen, diplomatët afrikanë kanë reaguar menjëherë dhe kanë kërkuar falje publike, ku Rumania vendosi të nisë procedurat për të tërhequr ambasadorin e saj”.

“Na vjen thellësisht keq për këtë situatë dhe kërkojmë falje për të gjithë ata që janë prekur,” thuhej në deklaratën e ministrisë së jashtme të Rumanisë.

“Çdo sjellje apo koment i natyrës raciste është krejtësisht i papranueshëm”, shtoi ajo, duke thënë se shpresonte se nuk do të ndikonte në lidhjet e saj me vendet afrikane.

Qeveria keniane nuk e ka komentuar vendimin për të tërhequr z. Tigau.

Mediat rumune kanë kritikuar sjelljen e tij dhe thonë se kjo nuk është hera e parë që vendi vihet në siklet nga fyerjet e bëra nga diplomatët. Në vitin 2014, ambasadori i Rumanisë në Armeni u tërhoq pasi bëri shaka antisemite për bosët hebrenj dhe vuri në pikëpyetje moralin e marrëdhënieve të të njëjtit seks.

Një vit më pas, Bukureshti kërkoi falje pasi ftesat për një pritje në ambasadën e tij në Paris përfshinin aksidentalisht përshkrime jo të këndshme të disa të ftuarve duke i etiketuar ata “të kobshëm” dhe “të padëshirueshëm” ndër të tjera.


(Kosova Sot Online)