Kishte shkuar për pushime në Shëngjin, vdes në hotel 46-vjeçarja nga Kosova

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 08:16
Kishte shkuar për pushime në Shëngjin, vdes në hotel 46-vjeçarja nga Kosova

Një 46-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Shëngjin, në hotelin ku kishte zgjedhur që të pushonte për disa ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet e vdekjes dhe akoma nuk dihet identiteti i 46-vjeçares nga Kosova.

(Kosova Sot Online)