Kosova sot feston Ditën e Çlirimit, kjo është agjenda e Vjosa Osmanit

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 08:34
Kosova sot feston Ditën e Çlirimit, kjo është agjenda e Vjosa Osmanit

Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit të Kosovës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani në orën 08:30, do të bëj homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Pas homazheve tek varri i Rugovës, Osmani në orën 08:40, bën homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 09:30, Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ndërsa, në orën 11:00, Osmani do të bëj nderim tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

(Kosova Sot Online)